Shqipëria arriti kualifikimin historik në Euro 2024. Kuqezinjtë mbyllën kualifikueset me 15 pikë, në vendin e parë në  grup. Pas sfidës me Ishujt Faroe, tekniku u bë një me lojtarët duke zbritur në fushën e lojës.

“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë  shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, çdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”.

Më i bukur Championsi apo Europiani?

“Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam bërë Europian, duhet të shoh ndeshje, studioj, të shoh shumë ndeshje që të shkoj atje shumë i përgatitur”, tha Silvinjo.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: