Pas humbjes ndaj Anglisë, Shqipëria do kërkojë të reagojë dhe të marrë 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit, në ndeshjen ndaj Andorrës.  Gazetari i njohur, Lirim Zalla, ishte i ftuar në Sport News në News 24, ku në bisedën e bërë me Trevisa Tufën tregoi këndvështrimin e tij për këtë takim dhe jo vetëm.

Takimi ndaj Anglisë- Duke përjashtuar fatin në kompleksitet të gjërave, ekipi jonë shprehu profilin e saj. Ne nuk pretendojmë që të mundim Anglinë në Wembley. I njohim fuqitë. Botërori për ne fillon sot. Në rast se ne duam të luftojmë, duhet të marrim pikë sot.

Sylvinho– Kemi trajner që nuk guxon. Do doja që të ishte pak më i guximshëm. Ky trajner luan më shumë për vete, kërkon të mbrohet thellësisht. Ndoshta i ka dalë më mirë, se mund të kalonte në aventurë. Ndoshta ky është mentaliteti i tij, ka qenë te Lyon dhe e hoqën. Sylvinho është rritur me ne.

Andorra- Pikët janë sot. Unë mendoj që goleada varet nga ngjarjet që do ndodhin në fushën e lojës. Sot na duhet fitorja dhe me goleadë, e për të respektuar për këta tifozë. Le ta bëjmë për tifozët, është bukur kur bën shumë gola kombëtarja. Ata do mbrohen në të gjitha mënyrat. Për të sulmuar Shqipërinë, natyrisht është e vështirë. Ti e di mirë që ata luajnë në mbrojtje, natyrisht që do na duhet lojë tjetër. Unë besoj se sot më shumë se kurrë duhet të shpresojmë që te fitorja.

Presioni i ndeshjes është te rezultati. Ata do mbrohen sa më ngushtë dhe sa më ngjeshur, për të shmangur një humbje. Duan që të mbledhin disa pikë. Nuk ia pranoj fare justifikimin e Gjimshitit, ndryshe në fushë, ndryshe në letër.

Bajrami ka disa elementë që na duhen sot. Di të ç’markohet në momente të caktuara. Është shumë interesant”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb