Emigrantët shqiptarë në Britani ka marrë vëmendjen e mediave të huaja dhe të autoriteteve Britanike. Të ashpra kanë qenë reagimet edhe nga qeveria e Rishi Sunak, si edhe nga sekretarja e brendshme britanike Suella Braverman, e cila më herët i ka akuzuar si ‘kriminelë’ emigrantët që hyjnë në rrugë të paligjshme në Britani.

Ndërkohë pas bisedimeve të gjata pritet që kryeministri Rishi Sunak të shpallë sot një marrëveshje për emigracionin shqiptar. Marrëveshje e cila synon të përshpejtojnë procedurat për depërtim.

“The Telegraph” i ka kushtuar një artikull duke shkruar pas disa javësh negociatash intensive me Shqipërinë, në të cilat Kryeministri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin rekord të anijeve të vogla përgjatë Kanalit të nxitur nga një rritje e emigrantëve nga ky vend.

Më tej artikulli vijon: Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi që kërkojnë azil në Angli. Ministrat do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil. Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në shtetin ballkanik që aplikimet e tyre të përpunohen atje për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar. Raportohet se 3,432 shqiptarë deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i bërë ata kombësinë më të madhe që aplikonin sipas aktit të skllavërisë moderne, përpara edhe britanikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb