Po transferohej nga Koridhalos në Larisa, i burgosuri shqiptar kishte gëlltitur 84 paketime kokaine

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një të burgosur shqiptar në Greqi.

Ndërkohë që do të transferohej nga burgu i Koridhalos në Larisa, 28-vjeçari shqiptar u pa nga gardianët teksa gëlltiste kokainë.

Bëhet fjalë për plot 84 doza kokaine të paketuara.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.

Shqiptari 28-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb