NGA ANILA JOLE*
Të majtët e SYRIZA-s në Greqi gjejnë papritur një aleat të ri, dhe pikërisht ekstremin e djathtë në Francë. Kreu i partisë së ashpër të krahut të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, Mari Le Pen, duke folur për ‘Le Monde’ i uroi SYRIZA-s fitoren në zgjedhjet e 25 janarit. “Unë nuk jam një aktiviste e majtë por mirëpres fitoren e SYRIZA-s, e cila do të jetë fitorja e popullit kundër totalitarizmit të BE-së”, thotë ndër të tjera Mari Le Pen, duke shtuar ndër të tjera se fitorja e SYRIZA do të forcojë grupin e euroskeptikëve. Marinë le Pen tha se nuk përbën asnjë kontradiktë fakti që kreu i të djathtës ekstreme në Francë mbështet partinë e ekstremit të Majtë në Greqi.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: