NGA ANILA JOLE*
GREQI
-Pas krijimit të ministrisë së Emigracionit, SYRIZA rikonfirmon edhe premtimin e saj, për dhënien e nënshtetësisë për fëmijët e emigranteve të lindur në Greqi, ku përfitojnë mijëra shqiptarë. Menjëherë pas mbledhjes së parë të qeverisë, ministrja plotësuese e Emigracionit deklaroi ne radio se Radikalet e Majte do të mbajnë premtimin për t’i dhënë nënshtetësinë greke gjithë brezit të dytë të emigrantëve, fëmijëve të tyre të lindur në Greqi, por edhe atyre që shkuan aty në moshë të vogël me familjet. Duke folur për radio “Red” ministrja greke tha se “SYRIZA është e angazhuar të siguroje nënshtetësinë greke për gjithë fëmijët e lindur dhe rritur në Greqi, të ashtuquajturit emigrantë të brezit të dytë”.

Sipas saj, “duhet të kujdesemi për gjithë këta fëmijë, të cilët kurrë nuk e kanë njohur tjetër shtëpi, madje edhe ata qe nuk kane lindur por erdhën shume te vegjël në Greqi, u rritën dhe u shkolluan këtu”. Ministrja gjithashtu kritikoi ashpër politikat e qeverive paraardhëse, që nuk bënë asgjë për emigrantët.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb