Politikanët dhe njerëzit në mbarë botën po mbajnë frymën për të parë se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën.
A do të ketë një mandat të dytë për republikanin Donald Trump, apo fitore për demokraten Kamala Harris, e cila do të ishte gruaja e parë në këtë post dhe personi i dytë me ngjyrë pas Barack Obamës.
Ndryshe nga Britania, ku një kryeministër mund të largohet nga zyra menjëherë pas zgjedhjeve, kjo nuk ndodh në SHBA.
Fituesi i presidencialeve nuk do të marrë detyrën deri në Ditën e betimit, 20 janar 2025.