TIRANE

Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike Lulzim Basha gjatë deklaratës për media ka shkëmbyer edhe batuta me gazetarët.

“Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha, gazetarit të News 24 Klajdi Bodlli.

Në fund të fjalës së tij, Basha me batuta tha se pushteti duhet t’i jepet popullit dhe gazetarëve të ndershëm.

“Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti”, u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb