TIRANË

Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me zëvendësministrin e Mbrojtës, Petro Koçin në emisionin “Open”.  Teksa kanë biseduar për gjendjen në Policinë e Shtetit, Maliqi iu drejtua Koçit duke i thënë se ai nuk mund të flasë më mirë për këtë institucion, pasi në të kaluarën ka qenë me poste drejtuese dhe e di shumë mirë çdo gjë si funksionon deri në detaje.


 Pjesë nga debati:


Maliqi: Nuk flet me mua për Policinë ti se gjashtë muaj të mbajtën zv.ministër dhe ta nxiu Erion Braçe, zvendëskryeministri i Ramës, në gazetën “Zeri i Popullit”. Ishte kryeredaktor, po të duash ta gjej edhe gazetën se e kam…


Koçi: Mos e ngatërro debatin kjo ska asnjë lidhje për këtë që po flasim.

Maliqi: Përgjigju këtu! Ta jap unë “Zerin e Popullit”, ku të ka nxirrë Erion Braçe…

Koçi: Qepe gojën!

Maliqi: Gojën qepe ti, hiq edhe syzet të më shohësh në sy! Dhe mu përgjigj çdo kishe bërë, po të ishe ministër, me ata shefat e policisë që janë kapur nga përgjimet që ka nxjerrë “Bild” me blerje votash. Do ti shkarkoje…?

(n.m/BalkanWeb)