TIRANE

Pasi kryeopozitari Lulzim Basha mbaroi fjalën e tij në Kuvend, të gjithë deputetët e opozitës lanë sallën e Kuvendit. Ky moment përkoi me ngritjen në foltore të kryeministrit Rama, i cili kësaj here nuk i kurseu disa batuta me Sali Berishën.

“Lëreni doktorin sot, mos e ngacmoni se ka hall”, tha Rama.

Kaq mjaftoi që Berisha në dalje të sallës t’i kthehej kryeministrit. E ndërsa ky i fundit fliste duke i drejtuar gishtin, Rama vazhdoi me batuta: “Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, eee të vështirë e ke”.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se ish-kryeministri Berisha iu është drejtuar deputetëve socialistë teksa replikonte me Ramën: “E meritoni plotësisht (Ramën) që e dëgjoni”.

Kryeministri Rama ndër të tjera foli edhe për shpifjet. Ai përmendi rastin e kreut të PD-së që u dënua sot me gjobë, por edhe një rast tjetër të deputetit demokrat Edi Paloka, të cilin e quajti mister “Th-ja”, duke mos e thirrur në emër.

Due iu referuar gjyqit që kish pasur me palokën, kryeministri u shpreh “Mister Th-ja kur erdhi në Gjykatë, thoshte nuk kam prova. Ky është mister Th-ja. Këto bënte në Gjykatë mister Th-ja. Apo ai tjetri, që thoshte se provat i kemi parë në gazeta dhe kur dënohen për shpifje thonë se na dënoi gjykata e kapur nga frika e Vettingut. Berisha ka një hall të madh sot, ishte me kokën e futur brenda supeve. Nuk fliste sot. Por me këta të dy nja 40 proçese i kam unë. Po jo si Taulanti që merr 500 mijë lekë të vjetra, por gjyqe civile”,- tha kryeministri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: