TIRANE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vijuar edhe sot takimet me biznesin në Tiranë.  Përmes një postimi në facebook, ndërsa ka ndarë foto me takimet në fjalë, Tabaku ndan edhe shqetësimet me të cilat po përballen cdo ditë tregtarët.


“Gjatë vizitës së sotme në një numër të madh dhe të shumëllojshëm biznesesh vërejta se shumica e tyre ndonëse ora poa fronte 12 nuk kishin nisur ende të bënin shitjet e para. Qytetarët nuk kanë parà të blejnë produkte, nuk konsumojnë pasi të gjitha të ardhurat u shkojnë në taksa, çmimin e nergjisë, tarifën e ujit, kostot e transportit. Edhe marketet ishin në krizë të thellë sa i takon konsumatorëve, dëshpërimi i tyre qe i madh.” – thekson Tabaku.


Në vijim deputetja demokrate ofron si zgjidhje alternativën e PD për një ekonomi të drejtuar për nga konsumi dhe qytetari.


“A ka zgjidhje kjo situatë? Po! Një ekonomi e drejtuar për nga konsumi dhe qytetari e jo nga oligarkua është zgjidhja. Përkrah uljes së taksave, uljes së TVSh-së dhe incentivave të bizneseve do të shoqërohet me rritjen e pagave, uljen e çmimeve të energjisë elektrike, karburantit dhe sa e sa të mirave të tjerave që rëndojnë artificialisht kostot e produkteve. Qytetarët do t’u rikthehen shpenzimeve dhe nuk do t’u mbarojë rroga në ditët e para të muajit. Ata që nuk e duan konsumin, që duan një individ të varfër, një shqiptar që nuk konsumun por që vetëm taksohet për tu pasuruar vetëm lagjia e mazhorancës, janë ata që sot qeverisin.” Shkruan ndër të tjera Tabaku ndërsa në përfundim apelon qytetarët të bashkohen në protestën e 16 shkurtit.

“Në 16 shkurt eja në shesh për të protestuar për xhepin tënd. Eja në shesh për të protestuar për taksat e larta. Për tarifat e larta. Eja në shesh për një Shqipëri më të mirë dhe për një shqiptar me më pak taksa.” përfundon postimin deputetja demokrate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb