Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me sulmin me raketa ndaj Ambasadës Shqiptare në Kiev, duke e cilësuar atë si një “shpërfillje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve diplomatike”.

Ajo theksoi se akte të tilla duhet të dënohen pa mëdyshje dhe shprehu mbështetje për stafin diplomatik të Shqipërisë në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social X, Tabaku bëri thirrje për masa të menjëhershme nga qeveria shqiptare për të garantuar sigurinë e stafit diplomatik. “Shqipëria duhet të riafirmojë angazhimin e saj për të mbështetur Ukrainën dhe mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar,” shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb