“Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”. Konstatimi vjen nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Përmes një statusi në facebook, Tabaku shkruan se 60% e çmimit sot është taksa, ndërsa thekson se në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

 Postimi i Plotë:

Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës. 60% e çmimit sot është taksa.
– Në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

– Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike.
– Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit.
– Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm.
– Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë.

Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb