TIRANË- Nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë pranë PD-së, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në lidhje me koncesionin e sistemit të tatimeve.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shkruan se ky koncesion nuk është gjë tjetër, por një skemë korruptive e ministrit dhe qeverisë.
Duke denoncuar me forcë këtë veprim të ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Tabaku shton s në vijim do të ketë fakte të tjera për këtë koncesion.
Statusi i Tabakut:
Koncesioni i sistemit te tatimeve , aferë korruptive!
Katër vjet më parë ministri Ahmetaj në kundërshti me çdo logjikë dhe shifër i gënjente shqiptarët se koncesioni i TVSH-së kishte 0 kosto shtesë për biznesin. Pastaj i tha shqiptarëve se koncesionet në formën e PPP nuk janë lekët e shqiptarëve por te buxhetit të shtetit.
Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Keshtu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës. Si fjala vjen inceneratorët.
Edhe meqënëse nuk ka karrige falas, afërmendsh që nuk do të ketë një sistem që sdo jetë barrë për kosnumatorët dhe bizneset. Përrallat e propagandës qeveritare nuk I duhet besuar. Skeptikët mjaftojnë të shohin faturën e energjisë, rrogën në xhep (nëse u ka mbetur), kostot e larta dhe mbi të gjitha taksat se ku shkojnë. Koncesioni Tatimeve është një tjetër thelë e buxhetit që korruptët e qeverisë duan ta gllabërojnë! Në ditët në vijim më shumë fakte për këtë koncesion dhe për të tjerat. Sa më shumë thërrasin gënjeshtër aq më shumë do t’u tregojmë vjedhjet!