TIRANE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ishte e pranishme në seancën parlamentare të ditës së sotshme. Nga foltorja e Kuvendit ajo ndau edhe bisedën e disa viteve më parë me ministrin e Shtetit për Diasporës, Pandeli Majko.

Tabaku, tha se Majko kishte ndarë me të sekretin e fitores së PS-së, gjatë zgjedhjeve elektorale. Deputetja demokrate u shpreh se ministri Majko, ishte shprehur se në ato zona që nuk kishin një të fortë, PS kishte humbur.

“Kur Partia Demokratike kërkoi të diskutohej raporti i OSBE-së, nuk dua të përmend asnjë koleg, më bëri përshtypje zoti Majko. Më tha duhet të shkojmë të takojmë njerëzit, por ne s’kishim asnjë të fortë atje dhe pikërisht në atë zonë humbëm, dolëm gropë. Kjo ishte shprehja, që shpjegonte më së mirë procesin elektoral, i parë nga Partia Socialiste, nga një koleg me eksperiencë që besoj e ndau si shqetësim me ne, ndoshta edhe si sugjerim. Patjetër, të takojmë të fortë, se përndryshe atje nuk takojmë të fortë ne humbim.

Ne zgjedhjet e shtatorit të 2016, unë për herë të parë dilja nga Tirana, kisha pasur mundësinë të punoja në një zonë të vjetër të Tiranës, në njësinë nr 8, me njerëz qytetarë, ishim përpjekur të punonim të zgjidhnim hallet dhe shqetësimet etyre. Shkuam në Selitë, ishte periudha ku fshatarët mblidhnin të mbjellurat e tyre. Ata që takonin na thonin që nuk ka vlerë që unë të mbjell fara, se tokat e fshatit ngjitur janë të mbushura me hashash”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb