TIRANË – Deputetja Jonida Tabaka ka njoftuar sot se PD-ja do të zhvillojë nesër një protestë në qytetin e Durrësit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Ndërsa demokratët kanë protestuar sot para Kryesisë së Kuvendit, Tabaku ka deklaruar për mediat se “ne arritëm që Parlamenti të mos funksionojë. Meta e ka kuptuar që është e kotë të qëndrojë.”

Shtrirja e protestave të opozitës u njoftua pas mbledhjes së Aktivit të PD-së, disa ditë më parë, në të cilin u mor vendim që do të kërkohet çdo ditë dorëheqja e kreut të Kuvendit me qëllim që ai t’i hapë rrugën drejtësisë ta hetojë për akuzat që ka ngritur ndaj tij deputeti Tom Doshi.

(ar.sh/BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: