TIRANË

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka publikuar një foto në faqen e saj në “Facebook”, për të cilën thotë se janë banorë të Bulevardit të Ri, mes tyre dhe një minorene.

Sipas saj, një vogëlushe 5-vjeçare ka përfunduar në qeli, ndërsa hajdutët iu ikën poshtë hundëve.

POSTIMI I TABAKUT
Skandali i radhës
Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb