TIRANE

Ndryshimet ne ligjin për kontratat e partneritetit publik privat dhe anulimin e kontratës për projektin Thumane-Kashar, Partia Demokratike nuk e shef si tërheqje të qeverisë nga ky model financimi. Madje për deputeten e Partisë Demokratike dhe nënkryetaren e komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku qeveria po kujdeset qe te përfundojnë të gjitha kontratat në proces duke cenuar në ketë mënyre dhe konkurrencën.

“Unë nuk e konsideroj tërheqje. Sepse në qoftë se do të ishte tërheqje do të anuloheshin të gjitha kontratat. Në qoftë se do të ishte tërheqje zbatimi do të fillonte në 1 janar të këtij viti. Ndërkohë  që ato janë duke u kujdesur që të përfundojnë të gjitha kontratat që janë në proces dhe janë duke u kujdesur që të bëjnë  dhe kontrata të reja siç mund të jetë rasti i autostradës Tiranë-Durrës. Ofertat e pakërkuara kanë cenuar konkurrencën. Ofertat e pa kërkuar kanë rritur kostot është e paimagjinueshme që një 1 km rrugë të shkojë 20 milionë euro, 22 milionë euro.”- tha Tabaku.

Teksa kete model financimi Tabaku e cilëson si eksperiment te rrezikshëm, në një intervistë për Neës24 ajo shprehet se rrezikun me te madh e ka borxhi publik dhe qytetaret. Ajo thotë se kontratat e firmosura deri me tani do te rendojnë ne buxhet pasi kane kapur vlerën e 3 miliardë dollarëve si borxh i fshehur.

“Rreziku aktual që i kanoset buxhetit të shtetit në përgjegjësi por cdo qytetari në veçanti është rritja e borxhit. Borxhi publik ka shkuar sot në 71%. Kjo 71% shtuar dhe 13% të projekteve të PPP e çojnë borxhin në shifra të frikshme në 83-84%. Çfarë ndodhi me tërheqjen nga kontrata e rrugës Thumanë-Kashar. Megjithëse është një kontratë që ka angazhime konkrete nuk llogaritet në borxh. Për vitin aktual ka zero pagesë. Pagesa fillon për vitin e ardhshëm më 20 milionë euro dhe këtu ndalon. “

E pyetur ne lidhje me nismën me të re të qeverise atë të krijimit të korporatës se investimeve strategjike, Tabaku është e prerë. E cilëson një projekt korruptiv që do të ndajë prona private dhe publike me procedura te dyshimta.

“Korporata e investimeve publike është një projekt korruptiv i cili ka për qëllim që nëpërmjet procedurave të dyshimta pa garë pa tender të ndajë prona publike dhe private. Ne jemi duke e analizuar si ligj, do ta denoncojmë në të gjitha instancat që kanë lidhje me çështjen e pronës dhe sigurisht që do ta kundërshtojmë. Shpresoj shumë që të tërhiqet të mos rrezikojë pronën private dhe publike dhe të mos ta ndajë atë si plaçkë”- tha Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, korporata e investimeve strategjike ka lidhje dhe me cenimin e ish-pronarëve te vjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: