Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideron trajtimin që Qeveria i bën pensionistëve si një tallje të hapur me moshën e tretë.

Në videon e publikuar, Tabaku kritikon ashpër qeverinë për përpjekjet e saj të pamjaftueshme dhe të përkohshme, duke i trajtuar pensionistët si objekt propagande dhe duke u mjaftuar vetëm me foto e takime të radhës.

Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin vetëm dyzet për qind të të ardhurave mesatare që pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian përfitojnë, ndërsa qeveria pretendon rritje të cilat arrijnë maksimumi njëzet lekë në ditë.

“Po talleni? Kujtojnë se mjafton të shfaqen në publik me buzëqeshje dhe me rritje simbolike për të mbuluar krizën ku pensionistët janë lënë,” shprehet Tabaku.

Ajo e cilëson të papranueshme që, ndërkohë që qeveria pretendon se ka mbledhur më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, këto fonde shkojnë për interesat e pakicës së privilegjuar, për ata që dominojnë sektorët e tenderave dhe koncesioneve.

“Pensionistët, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së vendit, janë thjesht vegla propagandistike për këtë qeveri”, vijon Tabaku, duke theksuar se pensionistët shqiptarë meritojnë shumë më tepër.

Mesazhi deputetes Tabaku:

Me kë tallen? Me kë tallen? e kujtojnë sikur disa foto e takime të radhës, të qeshura e të përballuar, ministrat e deputetët do të zhbëjnë faktin që pensionistët sot janë shtresa më e keqtrajtuar? shtresa që u merr sa dyzet për qind e të ardhurave që marrin pensionistët në vendet e Bashkimit Evropian, njëzet lekë në ditë. Po këtë i marrin për të mirëqenë pensionistët. Kujtojnë se njerëzit janë budallenj. Vitin e shkuar i rriten pesëdhjetë lekë në ditë, vitin e ardhshëm dhjetë lekë e do ndodh që as kanë për t’i rritur më në vijim. se ndërkohë që deklarojnë që kanë mbledhur tetë miliardë lekë më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore Këto sigurisht shkojnë për pakicën, për ato të favorizuarit, për ato që janë ato që sponsorizojnë ligjet në Parlament, janë ato që dominojnë sektorët kryesorë që marrin tendera e koncesione, ndërkohë që pensionistët, një e treta e popullsisë së vendit, duhet vetëm për propagandën e radhës për foton e ditës, për t’i gënjyer siç e kanë gënjyer e siç do të vazhdojnë t’i gënjejnë tetëqind mijë pensionistët meritojnë më shumë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb