TIRANE

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka thënë se parodia sot në Kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shprehet interesin e shqiptareve e ka tradhtuar Rama kur solli krimin në kuvend, ndërsa ka ftuar të gjithë shqiptarët në protestë në 16 Mars për të rikthyer sipas saj shpresën.

Postimi i plotë i Tabakut:

Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.

Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhtuar nga Rama. Interesin e shqiptareve e ka tradhtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.

Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobëtin.

Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!

Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë  lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë. Me 16 Mars për të rikthyer shpresën!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: