Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me profesionistët e lirë, ku prezantoi zyrtarisht tabelën e re të taksave të PD-së, e cila parashikon taksa 0% për profesionistët e lirë dhe masa të drejta fiskale për shtresën e mesme.
Në prezantimin e saj, Tabaku theksoi se filozofia ekonomike e Partisë Demokratike është ndërtuar mbi besimin tek individi dhe tek shtresa e mesme si motori i zhvillimit të vendit.
Tabaku bëri me dije se PD do të rishikojë nenin 12 të ligjit, që aktualisht penalizon profesionistët e lirë që kanë nënkontraktorë. Ajo e quajti këtë nen një tjetër barrë të padrejtë që rrit informalitetin dhe pasigurinë ligjore për punën e ndershme.
Në përfundim, ajo theksoi se angazhimi i saj për një sistem të drejtë është i palëkundur,
Pikat e programit
– PD ofron 0 taksa per Profesionistet e Lire dhe rrezimin e nenit 12
– PD zgjidhja e vetme kunder sistemit aktual
– Taksa e sheshte dhe kodi fiskal motoja e PD
(BalkanWeb)