Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar koston e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Përmes një postimi në profilin e saj të ‘Facebook’, Tabaku shkruan se kostoja e vërtetë e projektit është 24 milionë euro për kilometër, dhe jo 20 milionë siç është thënë fillimisht.

Krahas kostos, Tabaku publikon edhe një tabelë të ARRSH-së, ku sipas saj tregon më së miri korrupsionin e tenderit.


Postimi i Plote:
“Mbi koston e Unazes se Tiranes!
Kemi disa dite qe diskutojme per koston e Unazes se Tiranes dhe faktit qe kosto per kilometer eshte 20 milione euro. Ne fakt te gjitha tenderat publike japin vleren e tenderit pa TVSH qe do te thote kosto eshte ne te vertete 48 milione euro dhe 24 milione euro per kilometer.
Kjo tabele e ARSH e tregon me se miri korrupsionin e paprecedente me kete tender”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb