Qeveria miraton çmimet e reja të referencës për të gjithë vendin. Mbi bazën e çmimeve të reja të referencës do të aplikohet taksa mbi ndërtesat, e cila hyn në fuqi në 1 prill.

Sipas metodës së miratuar në 7 mars, të gjithë personat që kanë në pronësi një shtëpi, garazh të mbyllur apo ambient tjetër do të paguajnë taksë mbi ndërtesën 0.05%, e cila do të llogaritet mbi vlerën hartën e vlerës.

Grupet që taksohen
Taksapagues është çdo individ, person fizik ose juridik, vendës ose i huaj, pronar apo përdorues i pasurive të paluajtshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave. Detyrimin për pagimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” e kanë, sipas rastit, pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron, apo përdoruesi i pasurisë së paluajtshme, për pasuritë që nuk janë të pajisura me dokumente të pronësisë, personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

pagesat per shtepi

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/03/15/tabela-ja-sa-do-te-jene-cmimet-e-reja-te-references-per-taksen-e-shtepive/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb