Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Krenar Lloga, ka publikuar një foto skandaloze në rrjetet sociale.

Lloga ka publikuar tabelën e fundit që është në dalje të RMV në pikën kufitare të Bllacës. Në këtë tabelë tre gjuhëshe maqedonisht, shqip dhe anglisht, në versionin shqip shkruhet “Lamtumirë” në vend të “mirupafshim”. Komentues të shumtë e kanë cilësuar tabelën si skandaloze, e se duhet të ndryshojë menjëherë.

“”Lamtumirë” apo troç ka thënë “mos u kthefshi”, përderisa në gjuhën maqedonase dhe angleze është e saktë”, shkruan ish-ministri Lloga.

“Në pikën kufitare të Bllacës, përshëndetja në shqip për ata që ka mbetur RMV-në është skandaloze: “Lamtumirë” apo troç ka thënë “mos u kthefshi”, përderisa në gjuhën maqedonase dhe angleze është e saktë. Janë me zgjedhje ata qytetarë që brenda ditës kalojnë këtë pikë, dhe duhet të duhet të ndërrojnë të me “Mirupafshim!”, shkruan Lloga.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb