Zbatimi i gjuhës shqipe nga disa institucione të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nisur me gabime gjuhësore që ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Sipas njohësve të çështjeve të gjuhës, të gjitha përkthimet që i bëjnë institucionet duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, apo të presin nisjen me punë të dy agjencive që do të kenë për detyrë zbatimin e dygjuhësisë, shkruan Alsat.

 

Gabimet që janë regjistruar kryesisht kanë të bëjnë me emrin e ri të shtetit, me mospërdorimin e drejt të disa shkronjave, përdorimin e fjalëve të huaja, apo përkthimin e fjalive pa respektimin e normave gramatikore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb