Egers Aliu, sportisti i Tirana Taekwondo Club ka arritur një sukses ndërkombëtarë ditët e fundit duke u fituar medalje të bronztë në “German Open”, një nga turnet më të madha ndërkombëtare.

Në këtë turne, që njihet si i nivelit “G1”, i autorizuar nga Federata Botërore e Taekwondo, morën pjesë 963 sportistë që përfaqësonin 41 shtete të ndryshme të botës. Në kategorinë e peshës trupore deri në 63kg, ku garonin 41 konkurrentë, Aliu arriti të renditej i treti.

Turi i parë ishte By-(pushim) në raundin e 1/32. Ndeshja e parë për 1/16, rezultati 23-16 kundra Hares Hosseini NWTU-Team Germany. Ndeshja e dyte për 1/8, rezultati 10-4 kundra kampionit te Danimarkës, Morild Casper. Ndeshja e trete për raundin e ¼ rezultati 9-7 në raund shtesë me “Pikë të Artë” (Golden Point) kundra kampionit të Gjermanisë, me mbi 50 ndeshje ndërkombëtare, rreth 20 medalje dhe vendi i 3-të në Evropë, Jordanis Kostandinidis.

Ndeshja e katërt për ruanin e 1/2, rezultati 14-4 me diskualifikim pas 10 faulleve (-10 pike) kundrejt medalistit ndërkombëtar spanjollit Alejand Jimenez Alorda.

Aliu fitoi 3 nga 4 takime, duke siguruar në këtë mënyrë medaljen e bronztë, një sukses shumë i rëndësishëm për klubin e Tiranës dhe për trajneren e tij Arjola Kasaj.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb