TIRANE- Pas kryeministrit Rama edhe kreu i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri ka vrapuar të përgëzojë Policinë e Shtetit dhe të tregojë se ky është një tjetër rast kur blutë tregojnë se janë në krye të detyrës.

“Babagjyshat? Një tjetër rezultat që dëshmon se Policia e Shtetit është plotësisht në krye të detyrës”, thotë ai.

Tahiri paralajmëron më tej se “Kush merr guximin të bëjë krim, duhet të presë ditën për të dalë para drejtësisë. Shqipëri e sigurtë, bashkë me qytetarët e ndershëm. Bravo”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: