TIRANË- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri takoi reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein. Nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook” Tahiri njoftoi për takimin me reporterin dhe temën e bisedës. “Me Knut Fleckenstein për rezultatet e punës tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 2014 reforma e rezultate të shkëlqyera. 2015, edhe më shumë për modernizimin e policisë, shërbimin ndaj qytetarëve, luftën kundër korrupsionit brenda policisë, luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë, kriminalitetit dhe terrorizmit”. Ministri Tahiri thotë se më shumë reforma do të realizohen në bashkëpunim me qytetarët dhe partnerët tanë. “Boll me baltë dhe sulme politike ndaj policisë. Policia duhet lënë rehat të bëjë detyrën”, -përfundon komentin e tij ministri Tahiri.

 

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.

Gjatë takimit, u diskutuan çështje që lidhen me reformat dhe progresin e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve kyçe të integrimit evropian, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fleckenstein u informua mbi masat e ndërmarra gjatë 2014 në parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: