TIRANE- Pas një heshtjeje të gjatë, pavarësisht se e thyente ‘akullin’ përmes postimeve në ‘Facecebook’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rishfaqur në media.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Tahiri tha me bindje se Shqipëria nuk ka banda, por situata sipas tij fryhet qëllimisht. Ai tha se në vendin tonë ka disa kriminelë më pas se në vendet e tjera, ndërsa mori si shembull Greqinë dhe Italinë.

“Shqipëria nuk ka banda, këtu po frymohet qëllimisht, për t’i terrorizuar vendin. Shqipëria ka kriminalitet si çdo vend tjetër. Ka Greqia, Itali dhe Spanja më shumë kriminelë se Shqipëri. Nuk ka vendi ynë familje mafioze, por kriminelë”, – tha Tahiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb