TIRANË

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sot para mediave në të njëjtin vend ku 1 nëntorin e kaluar foli pas pushimeve të hetimeve nga drejtësia italiane. Disa herë ai tha se do e vazhdojë betejën deri në fund për zbardhjen e së vërtetës, duke iu kërkuar të kenë durim dhe të presin dhe të gjithë ata që e akuzojnë.

Tahiri tha se është në këtë betejë sikur të mos ishte beteja e tij por sikur të ishte e gjithë beteja e atyre që kanë vuajtur dhe vuajnë para dyerve të drejtësisë. Ndaj tha ai do e bëjë këtë betejë edhe për ta dhe do flas edhe për ta.

“Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falënderoj pa masë. Kjo ka qenë sakrificë. Ka plot të tjerë që nuk më besojnë dhe ndoshta s’do më besojnë kurrë me shumë gjasë edhe ata i falënderoj. Sepse sikur të përpiqeshin të gjykonin politikanët të besojnë siç më kanë gjykuar mua ky vend pa asnjë diskutim do ishte shumë më i mirë seç është sot.
I falënderoj dhe gazetarët dhe analistët dhe komentatorët që nuk janë kursyer, disa nuk janë kursyer për të thënë të vërtetën disa nuk janë kursyer për të thënë gënjeshtra por të paktën i falënderoj të dyja palët se fundja kanë nxjerrë më të mirën time për të nxjerrë të vërtetën time. Ju them të gjithë prisni, bëni durim, prisni.
Po aq sa rezultati i kësaj beteje mua më intereson edhe mënyra se si do i shkoj deri në fund. Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, që duket sikur fiton më shumë ai që ia fut tjetrit, që duket sikur fiton më shumë servili që i përkulet shefit deri tek këpucët, në këtë vend mund të bëhet edhe ndryshe dhe Shqipëria e fëmijëve të mi dhe jam shumë e bindur e fëmijëve tuaj dhe e çdo shqiptari nuk mund të jetë kjo. E kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj këtë betejë sikur të mos ishte beteja ime, të mos ishte vetëm e familjes sime apo e miqve të mi por sikur të ishte e gjithë beteja e atyre që kanë vuajtur dhe vuajnë para dyerve të drejtësisë dhe sot nuk kanë gojë të flasin dhe unë do ta bëj këtë betejë edhe për dhe do flas edhe për ta. Dhe besoj që një ditë do vijë që do ia dalim”, deklaroi Tahiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: