TIRANË- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sjellë në vëmendje të opinionit publik si një shembull ekzemplar të Kancelares gjermane, Angela Merkel, respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe të delegacionit të saj.

Ministri Tahiri, nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, shprehet se “Kancelarja Merkel dha shembull ekzemplar duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor edhe pse në delegacion zyrtar. Mësim për të gjithë! Faleminderit Znj. Merkel”.

Ministri i Brendshëm, Tahiri, e ilustron postimin e tij me një foto të Kancelares Merkel dhe eskortës së saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë Kryeministrisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: