TIRANË – Në muajin janar, 500 studentë të Akademisë së Policisë do të hidhen në terren për të zhvilluar praktikën mësimore për disa muaj. Porosia, që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qënë e qartë: Mos toleroni nga vetja për t’u bërë si ata që do të gjeni në bazë, duke nënkuptuar qartë korrupsionin në radhët e Policisë së Shtetit dhe nevojën për ta ripërtëritë atë.

“Kjo është koha për t’u përballur me provimin më të vështirë, atë të marrëdhënies me qytetarët”,- iu tha ministri Tahiri. -E dimë si deformohet ndonjëherë edhe praktika e përditshme e Policisë së Shtetit. Nëqoftëse ju në emër të shoqërisë, të përditshmërisë, të traditës apo zakonit, që hajt të bëhemi bashkë, toleroni nga vetja për t’u bërë si ata që do të gjeni në bazë, keni humbur përfundimisht bastin me veten. Nuk do të bëheni kurrë njerëzit me të cilët mund të krenohet shoqëria, ju me veten, apo familja juaj nesër,”- ka theksuar ai.

Praktika e studentëve do të kryhet për 22 javë të tjera pranë Drejtorive të Policisë ku janë rregjistruar për konkurim, ndërsa emërimi më pas do të jetë në varësi të nevojave të Policisë së Shtetit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: