TIRANË – Operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike është përforcuar sot me praninë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai i është bashkuar efektivëve dhe punonjësve të OSSHEE në Fushën e Aviacionit në Tiranë sëbashku me Arben Seferin, kreun e Operatorit të Energjisë.

“Ti paguan energji elektrike edhe për ata që nuk e paguajnë. Nëse do të paguanin të gjithë, do të ishte çmimi më i lirë. Me ato para do të investoheshin më shumë. Janë para që kthehen te populli me investime. Në këtë mënyrë edhe pabarazi nuk ka, edhe t’i të jesh infomal dhe zotëria në krah të jetë formal nuk ka. Edhe të jetojmë me 2 standarte, që ti je rehat se nuk paguan e lë energjinë gjithë kohën takuar atje, ndërsa ky kursen edhe nga pensioni, edhe kjo nuk është e pranueshme. Edhe ne kemi më shumë mundësi t’i përgjigjemi qytetarëve, me investime, me shkolla me kopshte. Ti qan enegjinë sot, por nesër do mendosh për kopshtin e fëmijës, për shkollën, për punësimin”, u shpreh Tahiri gjate nje bisede me banoret.

Nderkaq nje qytetar invalid i shprehet ministrit se “reforma është e vonuar, tani ndihem i barabartë. Sepse ndihesha keq që unë sakat njeri i paguaja, dhe ai me vilë 3 katëshe nuk paguante”.

Tahiri ka deklaruar për mediat edhe njëherë se “operacioni do të vazhdojë deri në zhdukjen e këtij fenomeni dhe nuk do të ketë asnjë devijim.”

Në 27 ditët e operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë ushtruar rreth 30 mijë kontrolle dhe janë prerë mbi 16 mijë lidhje të paligjshme, vjedhje apo ndaj debitorëve. 423 persona janë arrestuar, ndër ta më shumë se 300 biznesmenë që e vidhnin energjinë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: