TIRANE

Prokuroria e Krimeve të Renda ka vendosur të administrojë si provë vendimin e gjykatës së Katanias e cila pushoi hetimet ndaj ish ministrit Samir Tahiri duke e nxjerrë të pafajshëm në lidhje me dosjen ‘Habilaj. Vendimi i Gjykatës së Katanias është administruar në dosje dhe po shqyrtohet së bashku me provat e tjera.

Kujtojmë se vendimi i gjykatës së Katanias u depozitua pak ditë më parë nga vetë ish-ministri Samir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj dhe drejtësia italiane vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Tahirit.

Por pavarësisht pushimit të hetimeve në Itali, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ende në hetim në Shqipëri si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre.

Vendimi i Gjykatës së Katanias:

Drejtësia italiane në Katania me një vendim të datës 5 tetor të këtij viti ka vendosur mbylljen e hetimit ndaj ish ministri të brendshëm Saimir Tahiri. Janë pikërisht këto vendime, kërkesa e Prokurorisë së Republikës Italiane dhe vendimi i Gjykatësit  që ish-ministri i brendshëm dorëzoi edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas dokumentave të sigurara më 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies në Itali i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet për Tahirin me arsyetimin se “nuk ka elementë” të përshtatshëm për të mbështetur akuzën”.

“Megjithëse nuk ka dyshim mbi përmendjet e bëra nga Habilaj Moisi gjatë përgjimeve, veçanërisht ku përmend se duhet ti japë 30.000 euro një “Saimir” ose në pjesët ku flet për blerjen e disa bizhuterive për bashkëshorten dhe të ëmën e Saimir Tahirit, në vlerësimin e Prokurorisë, në mungesë të përgjigjeve të vlefshme nuk egzistojnë elementët e vlefshëm për të ngritur akuzë në gjyq.” -Thuhet në deklaratën e prokurorit të antimafias italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në 19.03.2018, vetë Prokurori i Republikës konfirmon kërkesën e Prokurorit të Antimafias për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës.

“Gjykata, duke vlerësuar kërkesën e Prokurorit dhe duke pranuar në mënyrë të plotë argumentat e prokurorit, në bazë të nenit 409-411 KPP, vendos mbylljen e hetimit për çështjen në shqyrtim dhe depozitimin e akteve pranë prokurorisë.” Vendim i cili është marrë Gjykata Italiane e Catanias më 5 tetor, bazuar në kërkesën e Prokurorit të Antimafias.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb