VLORE

Ish deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Tahiri është shprehur pas aktivitetit ‘Çamëria’ ku ka qenë i pranishëm edhe  kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në një lidhje telefonike për gazetarin Enrik Mehmeti, Tahiri ka thënë se “Që kur shkeli Shpëtim Idrizi te partia dhe shoqata “Camëria”, nuk u bë më asnjë këngë për Çamërin, jo më hapa të tjera”, ndërsa është shprehur se “premtimet e sotme vazhdojnë të jenë gënjeshtra”.

Për Tahirin,  në aktivitetin e sotëm nuk ka pasur çamë “Vazhdon feston pa pasur aktivistë dhe personalitete të Camërisë “.

Sipas tij, Partia dhe Shoqata Çamëria jan çuar për skrap nga Idrizi. Tahiri ka kërkuar që Shpëtim Idrizi të japi dorheqjen sepse sipas tij “nuk i ha më njeri pallavrat e njeriut i cili punon për interesin personal dhe jo interesin e Camërisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: