KOSOVË

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, një prej kundërshtareve të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thumbuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, Presidentin e Serbisë, Aleksander Vucicin, si dhe kryeministrin Rama, të cilëve u referohet si “treshja famkeqe që luajti lojën e rrezikshme të kufijve”.

“Tashmë kur Amerika dhe Gjermania i thanë Serbisë se s’ka BE pa e njohur Kosovën e plotë, kjo treshja famëkeqe që luajti lojën e rrezikshme të kufijve, a thua kah do t’ja mbaj…”, shkruan Tahiri.

Reagimi i Edita Tahirit vjen në kohën që ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiçit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb