Në zgjedhjet tajlandeze të 24 marsit do të jetë edhe një kandidate për kryeministre, transgjinore. Pauline Ngarmpring (52 vjeç), e dyta në listën për partinë Mahachon, ka zbritur në politikë pak vite më parë, pasi ka ndryshuar identitetin e saj, duke hedhur pas krahëve jetën në të cilën quhej Pinit, dhe ishte një bisnesmen që u bë shefi i një fun club futbollistik dhe mbi të gjithë ai ishte i martuar kishte një grua dhe dy fëmijë.

’Nuk kam shpresë për tu bërë kryeministre’, ka treguar Pauline për Associated Press, por ‘të paktën jam e para që kam guxuar ta them që mund ta bëj. Duam vetëm barazi mes burrave dhe grave’.

Partia Mahachon ka rreth 20 kandidatë Lgbt mes 200 kandidatëve të saj. Kjo është një parti e vogël, por ligji i ri elektoral proporcional i jep shpresë lëvizjes për të çuar disa eksponentë të saj në Parlament dhe Paulina mund të fitojë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb