TAILANDE-Është dashur ndërhyrja e katër burrave të armatosur me shkopinj, për të shpëtuar një qen që ishte mbështjellë nga një piton.

Gjarpri gjigand kishte mbërthyer me trupin e tij kafshën, i cili nuk kishte mundësi fare të lëvizte për të shpëtuar.

Në videon e publikuar në faqen e Facebook të Love Pattaya Thailand, katër persona përpiqen të nxjerrin qenin nga përqafimi vdekjeprurës i zvarranikut dhe e godasin pa pushim pitonin.
Në fund gjahu arrin të shpëtojë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: