Shqiptari nga Kosova, 22-vjeçari Shqipërim Taipi ka festuar ditëlindjen në Korçë, aty ku në 4 takimet që ka luajtur deri më tani, shihet si një lojtar me perspektive. Në prononcimin e tij për “Rtshsport”, ka pohuar se ndjen shumë kënaqësi që luan me fanelën bardhekuqe: “Ndjenjë e veçantë që të luash me Skënderbeun, që ka qenë shumë vite edhe kampion. Nuk është e lehtë jo vetëm të luash, por edhe të jesh pjesë e Skënderbeut”.

“Unë them se në Vlorë, skuadra nuk ishte në 100% dhe kjo ka qenë shkaku që nuk u morën 3 pikët. Shkuam për të marrë rezultat pozitiv, pasi vinim nga një fitore me Laçin në fushën tone, por fati nuk ishte me ne”, – tha Taipi ndër të tjera pas humbjes me Flamurtarin.

Në fund, Taipi ai vuri në dukje se asgjë ka mbatuar dhe se ekipi duhet të japë më të mirën: “Kampionati është i gjatë, ne jemi futbollist profesionist dhe çdo ndeshje ka specifikën e vet. Ne duhet që të bëjmë më të mirën kudo ku luajmë. Ne dhe trajneri duhet që të bëhemi të fortë dhe të shohim përpara. Kemi respekt për të gjitha ekipet dhe është momenti që të fitojmë, luajmë në shtëpi dhe shpresoj që të gjithë të bëjmë më të mirën. Vijmë nga një humbje, por jemi profesionistë dhe duhet që të dalim nga kjo situatë. Me Tiranën kemi shansin që të marrim pikët maksimale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: