Shkon në 70 bilanci i viktimave për shkak të tajfunit Hagibis, i cili goditi Japoninë qendrore dhe lindore në fund të javës së shkuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dhënat e fundit të televizionit publik Nhk përfshijnë të paktën edhe 16 të humbur dhe numri i të vdekurve është i destinuar të rritet, në ditët e ardhshme, sipas autoriteteve qeveritare.

Kërkimet vazhdojnë ende në një zonë që duket e paralizuar në 19 prefektura, sipas njoftimeve të dhëna nga ministri i infrastrukturës.

Argjinaturat e 47 lumenjve janë shembur në rreth 66 zona të ndryshme dhe dimensionet e shkatërrimit mbeten akoma shumë të vështira. Numri i banesave pa energji elektrike ka shkuar nga 520 000 që ishte në fillim në 34 000, megjithatë shkëputje të energjisë ka ende, raporton ministri.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb