Të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga tajfuni ‘Mangkhut’, i cili ka goditur Filipinet. Mediat e huaja raportojnë se ky fenomen natyror po lëviz me shpejtësi në jug të Kinës. “New York Times” shkruan se duke u bazuar tek të dhënat e meteorologëve, kjo është stuhia më e fuqishme e këtij viti në botë.

Në ishullin filipinas të Luzonit, tajfuni ka shkulur pemët, ndërsa shumë çati janë shkatërruar. Po ashtu fenomeni është shoqëruar edhe më rrëshqitje dherash dhe përmbytje.

Po ashtu bëhet e ditur se nga tajfuni rrezikohet dhe Hong Kongu i populluar. Ndërkohë nga dëmet e mëdha në Filipine, 5 milionë njerëz kanë mbetur në ‘qiell të hapur’.

‘Mangkhut’ është klasifikuar si një stuhi e Atlantikut e kategorisë 5.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb