Tajlande-12 djemtë tajlandezë që dolën nga shpella Tham Luang së bashku me trajnerin e tyre, kanë lënë spitalin ku ishin shtruar pas shpëtimit të tyre.

Kushtet e tyre shëndetësore janë të mira thanë mjekët. Në orët që vijnë ata do të marrin pjesë në një konferencë për shtyp, më pas do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në takimin me gazetarët do të bëhen vetëm disa pyetje të cilat do të paraqiten paraprakisht tek autoritetet dhe nuk do të jetë e mundur intervistimi i djemve drejtpërdrejtë.

Djemtë u nxorrën nga shpella pas 18 ditësh, pas një operacioni të veshtire ndërkombetar ku u përfshine eksperte dhe zhytës nga e gjithë bota.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb