Autoritetet në Tajvan thonë se një shpërthim në një dyqan ushqimor në një qendër tregtare ka lënë katër persona të vdekur dhe 30 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Autoritetet zjarrfikëse u alarmuan për shpërthimin në dyqanin Shin Kong Mitsukoshi në Taichung rreth orës 11:30 të mëngjesit të së enjtes.

Zyrtarët thonë se katër persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 të tjerë po marrin trajtim spitalor për plagët e tyre.

Departamenti i zjarrfikësve të Taichung dërgoi 27 makina zjarrfikëse dhe 62 zjarrfikës për të kryer misionin e shpëtimit.

Muret e jashtme të ndërtesës janë dëmtuar shumë. Shpërthimi shpërndau mbeturina dhe xhami në një zonë të gjerë.

Një video nga brenda ndërtesës, i transmetuar nga stacioni televiziv tajvanez TVBS, tregon blerësit dhe nëpunësit e dyqaneve që papritmas ndjejnë një dridhje të fortë dhe nxitojnë të evakuohen.

Zyrtarët thonë se një shpërthim gazi ndodhi në zonën e restorantit të dyqanit në katin e 12-të. Ata shtojnë se në këtë zonë po punohej për rinovim dhe po hetojnë detajet.

Dyqani operohet së bashku nga Shin Kong Group i Tajvanit dhe Isetan Mitsukoshi Holdings i Japonisë.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb