TAJVAN-Kryeministri tajvanez, Jiang Yi huah, shpalli dorëheqjen sot pas shpartallimit të partisë së tij, Kuomintang (KMT), në zgjedhjet lokale ku u konfirmua gjerësisht humbja e popullaritetit të partisë në pushtet.

Jiang Yi huah njoftoi dorëheqjen e tij gjatë një konference të shkurtër për shtyp, duke shpjeguar se merr përsipër përgjegjësinë politike të humbjes së rëndë të partisë së tij që, sipas rezultateve zyrtare, ka humbur pesë nga gjashtë bashkitë e ishullit nacionalist gjatë zgjedhejve lokale.

Ai theksoi se presidneti Ma Ying jeou kishte pranuar dorëheqjen e tij.

Rreth 18 milionë persona ishin thërritur që të votonin për kandidatët që luftonin për më shumë se 11 mijë vende në zgjedhjet lokale në të gjithë ishullin.

KMT-ja pro përforcimit të marrëdhënieve me Pekinin, që e vëzhgonte nga afër votimin në ishullin nacionalist. Kina komuniste e konsideron Tajvanin si pjesë të sajën dhe nuk ka hequr dorë nga kërkesat për t’u bashkuar me ishullin rebel, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Rënia e KMT-së shpjegohet kryesisht nga frika në rritje e popullsisë përballë influencës së Kinës, ngadalësimit të ekonomisë dhe një seri skandalesh në produktet ushqimore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: