Një tërmet me magnitudë 6,6 u regjistrua në brigjet e ishullit të Tajvanit në 09:43 sipas orës lokale (03:43 në Shqipëri), raportojnë mediat vendase.

Sipas autoriteteve qendra e tërmetit ishte 28,9 km thellësi dhe epiqendra 71 km në juglindje të qytetit bregdetar të Suao. Në Taipei ndërtesat u tronditen nga dridhjet e tokës. Një person vdiq dhe një tjetër u plagos në një zjarr të shkaktuar nga tërmeti. Autoritetet shtojnë se nuk ka rrezik për tsunami që lidhen me tërmetin në fjalë. Tërmeti lëkundi fushën e Okinawa­s.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: