Ligjvënësit tajvanezë kanë miratuar një projektligj që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, duke e kthyer këtë ishull në shtetin e parë aziatik që legalizon këtë lloj martese.

Në kryeqytetin Taipei, mijëra mbështetës të këtij komuniteti janë mbledhur jashtë parlamentit për të pritur marrjen e vendimit.

“Sot kemi mundësi që të shënojmë histori dhe t’i tregojmë botës se vlerat liberale mund të vendosin rrënjë në shoqërinë e Azisë Lindore”, ka thënë presidentja e këtij shteti, Tsai Ing-wen përmes një postimi në Twitter.

Ky votim vjen pas një debati njëvjeçar lidhur me barazinë në martesa.
Më 2017, Gjykata Kushtetuese e këtij shteti ka shpallur vendim përmes së cilit, çifteve të gjinisë së njëjtë u lejohet martesa dhe pati vënë 24 majin si datën e fundit për ta kthyer në ligj një gjë të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: