Tak Fak
Një histori surreale. Një çift bashkëshortësh që zgjohen dhe flenë me mendimin se fëmija i tyre, që sollën në jetë 40 vite më parë, jeton dhe është ngatërruar në maternitet…
Të dashur miq të Tak Fak, sot jemi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, aty ku jeton çifti i bashkëshortëve Berisha.
Selvia: Unë kam lindur një vajzë në vitin 1985, që e kam humbur po atë vit. E pyeta doktorin: “Pse po ma bën këtë gjilpërën?” Pas tre ditësh, unë linda një vajzë.
Fëmija qante me të madhe. Flokët e saj ishin kaçurrela… Deri sa doktori më tha: “Mamie, merr vajzën dhe hiqe nga këtu.”
Por sa e mundur është që një ngjarje e tillë të ndodhte në një regjim si ai komunist?
Pretendimi i znj. Selvie se në vitin 1985 kishte rënë rubeola nuk është edhe aq i pabazë… Në atë kohë, rubeola ishte e përhapur. Janë kryer aborte në muajin e tretë, por jo në muajin e shtatë…
Zonja Selvie dhe z. Hamdi nuk e kanë lënë me kaq pretendimin e tyre. Ata janë paraqitur edhe në komisariatin nr. 4 në Tiranë, dhe kallëzimi i tyre është kaluar më pas në Prokurori.
Por a është ky fundi i lumtur i kësaj historie? Ne do të donim që t’ja kthenim vajzën çiftit Berisha…
Ne u lidhëm me z. Fatmir Musta.
Gazetarja Klaudia telefon me Fatmir Mustën…
-Zoti Musta, e njihni zonjën Selvie Berisha?
-Jo, as e kam dëgjuar ndonjëherë…
-Ajo thotë që vajza ju është marrë nga doktori dhe iu është dhënë juve…
-Unë kam një vajzë që ka lindur në Durrës. Ajo është Loreta, 44 vjeçe.
-Unë këtë vajzë e kam me gruan e parë. Ajo ka ditëlindjen në 1979. Ka pasur një gjyq në Durrës, dhe unë e kam marrë dhe e kam rritur vetë. Drita nuk bënte fëmijë. Me Dritën unë jam ndarë në vitin 1997. -Kjo është një gënjeshtër…
(BalkanWeb)