Tak Fak-News24

Romët e Shqipërisë vazhdojnë që të jetojnë në kushte të këqija, edhe pse jemi në vitin 2025.

Në emisionin Tak Fak, do të trajtohet vuajtja e Izaurës, e cila trajtohet me bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës. Ajo që përjeton Izaura është një skllavëri moderne. Shteti nuk ia ka dhënë bonusin e qirasë Izaurës dhe tani rrezikon që të mbetet mes katër rrugëve, nëse nuk paguan qiranë. Izaura është nënë e divorcuar me katër fëmijë.

Izaura: Kontratën me zotërinë, në banesën ku jetoj e kam 1-vjeçare. Pronari Ibrahimi kërkon të më largojë nga banesa. Ai kërkon që unë ta lë banesën, për arsye të dritave. Harxhoj shumë, 120-150-180-190 mijë lekë të vjetra në muaj. Edhe OSHEE ka thënë që kaq vijnë, s’më kanë gjetur zgjidhje as ata. Z. Ibrahim ka thënë se do këtë shumë parash ose duhet të dalim jashtë. Ma ka kërkuar këtë gjë prej 1 jave dhe ka lajmëruar edhe policinë. Policia më ka thënë që bëj gati rrobat për 1 jave se do të nxjerrim. Sahati nuk është i ndarë, janë disa lidhje në një vend. Dushi është, por nuk bën, telat janë të nxjerrë. Ngrohim ujin e lahemi me kanaçe.

Siç shikohet nga pamjet e emisionit TakFak në News 24, familja me kryefamiljare Izaurën ka vetëm një televizor, një ngrohëse dhe sobë për të gatuar e për kaq i kërkohet të paguajë afër 200 mijë lekë të vjetra drita, përpos qirasë. Gazetarja Rovena Cërka bën me dije edhe detaje që e bëjnë më të rëndë historinë. Ajo shprehet se zonjës Izaura i lihet afat 1-javor që të ikë nga shtëpia, kur kontrata i mbaron më 7 nëntor 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb