Tak Fak

Një histori surreale. Një çift bashkëshortësh që zgjohen dhe flenë me mendimin se fëmija i tyre, që sollën në jetë 40 vite më parë, jeton dhe është ngatërruar në maternitet…

Të dashur miq të Tak Fak, sot jemi në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, aty ku jeton çifti i bashkëshortëve Berisha.

Selvie Berisha: Unë kam lindur një vajzë në vitin 1985, që e kam humbur po atë vit.

E pyeta doktorin: “Pse po ma bën këtë gjilpërën?” Pas tre ditësh, unë linda një vajzë.

Fëmija plasi duke qarë. Flokët e saj ishin kaçurrela… Deri sa doktori më tha: “Mamie, merr vajzën dhe hiqe nga këtu.”

Por fillimisht, para se të ndjekim zgjatimin e kësaj telenovele, le të ndjekim rrugën institucionale, të njëjtën që ka ndjekur edhe znj. Selvie.

Jemi në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë, ku mbahen të dhënat për foshnjat…

Juristi: Zonja është paraqitur disa herë, dhe ne i kemi dhënë përgjigje.

Sipas pretendimeve të zonjës Selvie, vajza e tyre ka jetuar në familjen Musta. Por a është ky një pretendim i qëndrueshëm?

Hamdiu: Ne na kanë thënë që ata janë larguar dhe kanë shkuar në Amerikë…

Ne u interesuam edhe te komshinjtë e çiftit Musta, që kanë jetuar në një apartament në lagjen ku jeton edhe sot çifti Berisha.

Komshinjtë: Ky është vetëm një iluzion i saj…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb