Frika mbizotëron në kampin korçar pas dhunës së turpshme ndaj lojtarëve të tyre. Në kushte të tilla, drejtuesit e Skënderbeut e kanë të pamundur të ruajnë qetësinë brenda ekipit, ndaj kanë kërkuar në stadium praninë e Forcave Speciale.

Vetëm në prezencë të tyre, lojtarët bardhekuq do të mund të vijojnë normalisht ndeshjen, në të kundërt e kanë të pamundur, pasi skandali që ndodhi pak çaste më parë, natyrisht që ndikon në psikologjinë e tyre.

Pas dhunimit të 3 lojtarë të Skënderbeut në Fushë-Krujë, reagoi menjëherë për “Panorama Sport” edhe presidenti Adrian Takaj.

“Është e papranueshme që shkohet për të luajtur ndeshje në vitin 2019 dhe nuk as polici të shtetit dhe as polici private në stadium. Mbi 20 persona kanë sulmuar lojtarët tanë dhe në këtë moment po mendojmë të bojkotojmë ndeshjen. Është e tmerrshme që nuk ka siguri fare. Nuk e di nëse do të luajmë apo jo, kaq mund të them për momentin”, deklaroi presidenti Takaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb